INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festivali “Gjergj Trola”  përzgjedh akotrët më të mirë. E pranishme dhe ikona shqiptare Tinka Kurti [VIDEO]

Festivali “Gjergj Trola” përzgjedh akotrët më të mirë. E pranishme dhe ikona shqiptare Tinka Kurti [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 28-04-2018

E kthyer tashmë në një traditë në Kryeqytet, festivali Teatror rinor 'Gjergj Trola' 2018, mbylli rrugëtimin e tij.

Prej 10 ditësh gara midis aktorëve të rinj nga 14 shkolla të kryeqyteti dhe nga e gjithë Shqipëria sollën në skenë vepra të autorëve vendas dhe të huaj.

Të gjitha shfaqet e këtij festivali u ndoqën dhe u vlerësuan nga një juri profesioniste ku kryetare e saj ishte ikona e teatrit shqiptarë'“Artistja e Popullit” e “Nderi i Kombit” Tinka Kurti.

Pas humbjes së djalit, për artisten e mirënjohur Tina Kurti kjo është dalja e parë publike.

Si çdo konkurs dhe kjo garë u mbyll me ndarjen e disa çmimeve.

Aktori më i mirë në rolin protagonist është Brendi Frenka, aktorja më e mirë e Tiranës është Joana Basha, Arlind Capi, aktori më i mirë në rang kombëtar dhe çmimin special për shfaqjen më të mirë të Tiranës dhe në rang kombëtar, e fitoi gjimnazi “Ismail Qemali” me shfaqjen “Ditari i Ana Frankut”.

Po ashtu, gjatë këtij festivali është organizuar edhe një shfaqje speciale me protagonistë kryesorë disa fëmijë të Sindromës Down.

WhatsApp_Image_2018-04-27_at_16.48.55.jpegWhatsApp_Image_2018-04-27_at_16.49.41.jpegWhatsApp_Image_2018-04-27_at_16.48.56.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932