INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festivali i fundvitit, këngëtarja shqiptare “shpall” fituesin: Je vokali më i bukur mashkullor, uroj që zëri yt ta trondisë skenën e Eurovisionit.” [VIDEO]

Festivali i fundvitit, këngëtarja shqiptare “shpall” fituesin: Je vokali më i bukur mashkullor, uroj që zëri yt ta trondisë skenën e Eurovisionit.” [VIDEO]

Publikuar më: 13:00 14-12-2017

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e festivalit të fundvitit në RTSH, ku do të zgjidhet kënga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Por ajo çfarë nuk mund të mos vihet re përveç rikthimit të Adi Krastës është konkurimi i shumë emrave të njohur si Elton Deda, Mariza Ikonomi, Manjola Nallbani, Bojken Lako, Redon Makashi, Luis Ejlli, Grupi Na, Eugent Bushpea dhe shumë të tjerë që do të thotë se gara do jetë shumë e fortë. Por RTSH ka “thyer” rregullin, pasi për edicionin e 56-të të festivalit, ka publikuar në “Youtube” të gjitha këngët përpara netëve “live”.
E pasi ka dëgjuar këngët, Juliana Pasha vendosi ta shprehë hapur preferencën e saj se kush do të donte ta fitonte festivalin e RTSH-së këtë vit, për të na përfaqësuar në Eurosong-un e ardhshëm.
Në një postim në Instagram, Pasha shkon deri aty sa i uron konkurrentit të saj të preferuar “të trondisë skenën e Eurovizionit”, ku vetë Juliana Pasha konkurroi 7 vite më parë.
Këngëtarja, që njihet si një prej më të afirmuarave në skenën e muzikës live si edhe është pjesë e jurisë për të rinjtë tek “Kënga Magjike”, thotë se ka shumë miq të sajët në konkurrim, por Festivalin e Këngës do t’ia jepte me zemër Eugent Bushpepës i cili konkuron me këngën “Mall”.

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e festivalit të fundvitit në RTSH, ku do të zgjidhet kënga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Por ajo çfarë nuk mund të mos vihet re përveç rikthimit të Adi Krastës është konkurimi i shumë emrave të njohur si Elton Deda, Mariza Ikonomi, Manjola Nallbani, Bojken Lako, Redon Makashi, Luis Ejlli, Grupi Na, Eugent Bushpea dhe shumë të tjerë që do të thotë se gara do jetë shumë e fortë. Por RTSH ka “thyer” rregullin, pasi për edicionin e 56-të të festivalit, ka publikuar në “Youtube” të gjitha këngët përpara netëve “live”. E pasi ka dëgjuar këngët, Juliana Pasha vendosi ta shprehë hapur preferencën e saj se kush do të donte ta fitonte festivalin e RTSH-së këtë vit, për të na përfaqësuar në Eurosong-un e ardhshëm. Në një postim në Instagram, Pasha shkon deri aty sa i uron konkurrentit të saj të preferuar “të trondisë skenën e Eurovizionit”, ku vetë Juliana Pasha konkurroi 7 vite më parë. Këngëtarja, që njihet si një prej më të afirmuarave në skenën e muzikës live si edhe është pjesë e jurisë për të rinjtë tek “Kënga Magjike”, thotë se ka shumë miq të sajët në konkurrim, por Festivalin e Këngës do t’ia jepte me zemër Eugent Bushpepës i cili konkuron me këngën “Mall”.

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626