Doli për herë të parë në skënën e “X Factor” ku u shpall edhe fituese dhe që atëherë sukseset e saj kanë qenë të njëpasnjëshme.
Bashkëpunimet me Flori Mumajesin dhe suksesi i këngës “Nëntori” e risolli atë edhe njëherë në vëmëndjen e publikut. Por duket se Arilena Ara i pëlqen sfidat ndaj edhe ka vendosur të sfidojë këngëtarët e tjerë me pjesëmarrjen në këtë edicion të ‘Festivalit të RTSH-së”. Këngëtarja po punon me kompozitorin Darko Dimitrov dhe me këngëtarin Lindon të cilëve iu ka besuar reailizimin e këngës.