INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festivali i Verës Shqiptare, Panariti: Produktet shqiptare konkurojnë tregjet ndërkombëtare

Festivali i Verës Shqiptare, Panariti: Produktet shqiptare konkurojnë tregjet ndërkombëtare

Publikuar më: 18:47 21-12-2016

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, zhvilloi sot “Festivalin e Verës Shqiptare”, aktivitet ky në kuadër të Muajve të Bujqësisë dhe që i dedikohet promovimit të produkteve shqiptare. Panariti, deklaroi se, “Shqipëria është vend që mund të konkurojë me cilësinë e produkteve bujqësore e jo me sasi, pasi me këtë të fundit, sipas tij konkurojnë ato shtete që kanë sipërfaqe shumë herë më të mëdha se Shqipëria”. Sipas kreut të Bujqësisë “produktet shqiptare pëlqehen shumë, për shkak të cilësisë së tyre e ndër këto produkte janë edhe verërat shqiptare, të cilat eksportohen në shumë vende dhe kane një cilësi mjaft të lartë”. Në këtë aktivitet, u zhvillua e dhe ndarja e çmimeve për verën më të mire për vitin 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541