Korça Calling! Ftesa më e bukur këtë javë ju vjen nga Parisi i vogël i Shqipërisë, i cili këtë të shtunë, ora 18:00, ju mirëpret në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve tek Sheshi i Katedrales. Paradë me kostume si në nëpër filma me pjesëmarrjen e trupave nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia. Një festë për të gjithë që do të vazhdojë deri në orët e para të së dielës, tek Pazari i Vjetër. Vish maskën tënde dhe bashkë shihemi në Korçë!
Ora: 18:00
Data: 10 Qershor
Vendodhja: Sheshi i Katedrales / Pazari i Vjetër, Korçë