Në vendlindjen e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas të Rrethit të Devollit është festuar 87-vjetori i lindjes së tij. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia mori pjesë dhe Kreu i Kuvendit, Ruçi. Ai tha se Dritëro Agolli mbetet diamant i botëve shqiptare, i cili i dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit shqiptar.
Mes të tjerash Gramoz Ruçi bëri këtë vlerësim: “Dritëroi shenjt i letrave shqipe. Ai i dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit, ndërsa mbetet borizani i reformimit të socialistëve. Dritëroi, Shqipëria alternative nën totalitarizëm e në demokraci”. Kujtojmë këtu se Agolli ka qënë dhe deputet i Parlamentit. Shumë familjarë dhe qytetarë morën pjesë në event për të nderruar shkrimtarin dhe poetin e madh. Aktiviteti u shoqërua me këngë dhe valle.