INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festoi 40-vjetorin e lindjes, por do të habiteni sa shumë ka shpenzuar Kim Kardashian për këtë festë të veçantë!

Festoi 40-vjetorin e lindjes, por do të habiteni sa shumë ka shpenzuar Kim Kardashian për këtë festë të veçantë!

Publikuar më: 22:31 29-10-2020

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Pas festës që i kishte përgatitur familja, Kim udhëtoi së bashku me familjen dhe miqtë e saj drejt një ishulli privat në Haiti.

Sipas “Page Six”, ajo mori një avion privat Boeing 777 me 88 vende për të shkuar në një ishull privat me 35 vila.

Ajo ishte e shoqëruar nga motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, vëllai Rob Kardashian dhe nëna Kris Jenner, të cilët u trajtuan me një mori darkash të bollshme, vizita në spa dhe udhëtime në ishull.

Kim nuk u kursye aspak në ditëlindjen e saj të 40-të dhe shpenzimet i shkuan plot 1 milion dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373