Loredana Zefi festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Kjo ditëlindje e gjeti artisten e vetme, disa ditë pasi konfirmoi ndarjen nga Mozzik.
E duket se në këtë ditë speciale Loredana e ndjeu mungesën e ish-të dashurit, i cili deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim për ditëlindjen e saj.
Reperja ka postuar një video në Instagram ku shfaqet tejet e mërzitur dhe e përlotur por vëmendje mori kënga që dëgjohej në sfond e titulluar ‘’Everything’’ nga EAZ.
“Ama, malli më ka marrë. 24/7 po sillem nëpër mahall. Asaj zemrën ia kam dhënë, ama ajo nuk e ka dasht!”- thuhet në këngë.
Kjo u mor menjëherë nga ndjekësit e saj të shumtë si dedikim dhe mesazh për Mozzikun, i cili po ashtu ndodhet në Zvicër këto ditë por ja afër saj.