Ermal Mamaqi ka falenderuar të gjithë personat që e uruan dhe ia bënë ditëlindjen më të bukur. Moderatori ka publikuar një video për të shprehur sesi ndihet në këtë ditë të veçantë.
Ai shfaqet duke përqafuar dhe puthur Amin në videon e publikuar në Instagram, ndërsa shprehet se në jetë është shumë e rëndësishme të vlerësosh gjërat që ke.
“Jam i lumtur… Në jetë, kam kuptuar se më e rëndësishme se të kërkosh gjërat që do, është të vlerësosh ato që ke. Jam falenderues për çdo minutë të jetës time. Faleminderit për urimet tuaja dhe faleminderit që më lejoni të jem pranë jush nëpërmjet vëmëndjes që më jepni. Ju dua!”
Moderatori shqiptar, Ermal Mamaqi, festoi dje 37-vjetorin dhe dedikimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Amarda Toska që prej mëngjesit:
“Çdo vit që ikën më shumë të dua Ermal Mamaqi! Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë dhe sa të tjera na presin…”, shkruante Ami në foton e publikuar në Instagram.