2 shtatori ishte një ditë e veçantë për Luana Vjollcën! Moderatorja e njohur festoi ditëlindjen e saj të 26-të dhe një numër i madh urimesh nga miq kolegë dhe fansa “vërshuan” në drejtim të saj. Pas pushimeve në Mykonos, Luana festoi ditëlindjen në shoqërinë e Marinës, motrës Lira që jeton jashtë vendit, 2 vajzat e kësaj të fundit, motrën tjetër Marseda dhe këngëtaren Evi Reçi.
Duke qenë se mesazhet e urimit janë të shumta, Luana nuk mund t’u kthejë të gjithëve përgjigje dhe ka vendosur ta bëjë këtë me anë të një postimi në Instagram ku ka ndarë me ndjekësit disa foto nga festa e saj e bukur dhe një mesazh për të gjithë ata.
Faleminderiit nga zemra per te gjitha urimet!!! Ne pamundesi per tjua kthyer nje e nga nje seicilit prej jush...Ndihem e bekuar. ?? God Bless All Of You
Shume Dashuri ❤” shkroi ajo bashkangjitur fotove.