Antonela Berishaj është një nga ish konkurrentet më të komentuara të Përputhen. Gjatë gjithë rrugëtimit në Përputhen Antonela shpesh përmdnet faktin se ishte shenja e binjakëve në horoskop.
Duke qenë se ajo e fstoi ditëlindjen e saj para pak ditësh të gjithë nisën të aludonin se Antonela mund të kishte gënjyer për ditëlindjen e saj.
Por së fundi ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku dhe sqaron se ditëlindja e saj ishte me datë 13 Qershor, kur ishte pjesë e emisionit Top Arena dhe duke qenë se për shkak të angazhimeve nuk mund të festonte si duhej ditëlindjen e saj, vendosi ta shtynte për në një moment tjetër.
“Momenti i sqarimit të shumë kërkuar ?
Jam binjak, ditëlindja ishte me 13 qershor por duke qenë se isha në Top Arena çdo ditë live nuk kisha mundësi ta festoja. Momenti i duhur dhe pa angazhime ishte tani. Mos u zhgënjeni s’jam luan ?”, shkruan Antonela.