INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festoi me shqiponjë, shqiptarja e Suedisë rrezikon penalizimin [VIDEO]

Festoi me shqiponjë, shqiptarja e Suedisë rrezikon penalizimin [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 01-09-2018

Jemi mësuar që shumë futbollistë shqiptare ti festojnë golat e tyre me simbolin e shqiponjës. Rasti më i bujshëm ishte kur dy shqiptarët që luajnë me Zvicrën, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i festun golat e tyre ndaj Serbisë duke kryqëzuar duart në formë shqiponje.

Pas ngjarjeve të kampionatit botëror, për mënyrën e festimit të Xhakës e Shaqirit me gjestin e shqiponjës me duar në fitoren kundër Serbisë, një tjetër gjest i ngjashëm ka bërë jehonë në botën e futbollit, këtë herë në eliminatore e kampionatit botëror për femra.Bwhet fjalw pwr Kosovare Asllani është një futbolliste me orgjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Suedisë. Asllani shënoi golin e 3-të në fitoren 3-0 përball Ukrainës që luajti Suedia mbrëmjen e djeshme dhe ka zgjedhur këtë mënyrë festimi.Gjesti ka bërë jo pak zhrumë edhe në mediat vendase në Suedi megjithatë në një deklaratë të saj Kosovare Asllani sqaron.

“Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendi nga kam unë origjinën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, unë doja gjithashtu të përshëndesja nipin tim nëpërmjet atij gjesti, diçka krejtësisht spontane, jo e planifikuar. E përsëris edhe një herë që nuk ka lidhje me politikën, madje më habit fakti që mediat e konsiderojnë dicka politike”, u shpreh Kosovare Asllani.

Ndërkohë më pas Kosovaren e pyesin nëse i trembet faktit që mund të gjobitet, ndërkohë ajo i përgjigjet duke qeshur: “Le ta mbajnë rrogën time, pa problem.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656