Është periudha më e bukur e vitit.
Është periudha ku atmosfera festive na përfshin të gjithëve, na bashkon me njerëzit e dashur në festë, këngë dhe hare. Por është dhe periudha në të cilën krijojmë kujtime dhe i përjetësojmë ato në foto apo video të ndryshme. Secili në mënyrën e tij shumë të veçantë dhe unike por të gjithë me të njëjtën të përbashkët, rrjetet sociale të cilat do të zbukurohen nga momentet e lumtura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, ashtu si rrugët e qytetit dhe ndërtesat zbukurohen nga dritat shumëngjyrëshe. Ashtu si festat tona dekorohen me shumë dashuri.
Ne në IN kemi mënyrën tonë unike të cilën natyrisht që do ta ndajmë me ju. Në një pamje të vetme ju tregojmë prezantuesit tanë duke u argëtuar në festa, në një ambjent të mbushur me dekorime shumëngjyrëshe. Dhe tani ju mund të bëni të njëjtën gjë. Ndani me ne momentet dhe fotot tuaja të preferuara nga festat e fundvitit duke i shpërndarë nën hashtagun #festoIN. Festoni dhe ju me ne. Festoni IN dhe dekorojini këto festa me kuptimin e tyre të vërtetë, me të gjithë dashurinë që mund të falim për njëri-tjetrin.
Këto janë edhe disa foto nga backstage, ku prezantuesit tanë janë fotografuar në mënyrë spontane.
Arjola & Niko
Mateo
Fatma, Alfio & Indrit
Jonka
Fatma, Alfio, Mateo & Rudi