Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete e tyre sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka, por vogëlushen kanë vendosur ta mbajnë larg rrjeteve sociale.
Mbrëmjen e djeshme, çifti kanë festuar së bashku 2-vjetorin e martesës së tyre.
Xhensila kishte organizuar një darkë me të vërtetë si nëpër filma për këtë përvjetor, duke na lënë të gjithëve pa fjalë, por jo Besin.
Në videot e postuara nga llogaria e Instagramit, Instastory të Xhensilës duket se darka eshte shtruar në një lulishte dhe rruga për të shkuar tek tavolina e çiftit është ndriçuar me qirinj.
Aq shumë qirinj ka ndezur Xhensila saqë Besi nuk ka ndenjur dot pa bërë edhe pak humor.
“Ishalla nuk po ngatërrojnë avionët e Rinasit dhe ulen këtu”- ka thënë ai, ndërsa shkruan se darka nuk shkon pa një domate duke i bërë ndjekësit të qeshin.