Dy ditë më parë Dafina e zbuloi vetë se kishte ditëlindjen,përmes disa postimeve.
Sapo ora shënoi 00:00, përveç urimeve të shumta, për këngëtaren shqiptare ishte rezervuar edhe një festë surprizë nga motra, partneri dhe miqtë. ‘Nuk mund ta besoj. Partneri, motra dhe mikesha më kanë surprizuar për ditëlindjen time të 29-të në New York. Faleminderit”, shkruan e emocionuar ajo. Ndërkohë ditëlindja vazhdon dhe bashkë me të, me siguri edhe surprizat për Duffye-n.