INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festoni sot Ditën Botërore të Puthjes! Si prekja e buzëve ndikon në shëndet…

Festoni sot Ditën Botërore të Puthjes! Si prekja e buzëve ndikon në shëndet…

Publikuar më: 10:34 06-07-2019

Kjo e shtunë e 6 korrikut shënon edhe Ditën Botërore të Puthjes.

Sigurisht që nuk duhet të puthni vetëm sot, por të paktën festojeni duke e dhuruar një puthje.

Puthja në fakt sjell efekte pozitive për trupin tonë.

Ajo është jo vetëm shprehje e dashurisë, apo një mënyrë për të treguar ndjenjën dhe dëshirën për të qënë pranë dikujt. Prekja e buzëve shkakton shkakton një sërë reaksionesh biokimike që kanë efektin që na bëjnë të ndihemi mirë: puthja romantike ka fuqinë të clirojë dhe ndikon në shkëmbimin e feromoneve, testosteronit dhe substancave të tjera që kontrollojnë kiminë e dëshirës seksuale, por gjithashtu puthja vëllazërore ose ajo midis prindërve dhe fëmijëve ka efektin e lëshimit të oksitocinit, një nga hormonet më të fuqishme të mirëqenies.

Me pak fjalë, puthja është e bukur dhe ju bën të ndiheni mirë, deri në atë pikë saqë ky gjest duhet festuar.

Mbani mend puthja sjell me vete përparësi të shumta: përveç shprehjes së dashurisë dhe ndjeshmërisë, puthja ka fuqinë për të forcuar sistemin tonë imunitar. Përveç kësaj, ajo redukton nivelet e stresit në sajë të hormoneve që kundërveprojnë me kortizol.

Ajo madje ka aftësinë për të luftuar rrudhat, pasi vë në veprim 34 muskuj të ndryshëm të fytyrës.

Prandaj puthni sa më shumë e kujtoni gjithmonë shprehjen e poetit spanjoll Pablo Neruda, “Me një puthje, do të kuptosh të gjithë atë cka është heshtur.”

Article Logic
Execution time: 0.0054531097412109