Festat mund të shndërrohen edhe në tragjedi. Kështu ndodhi edhe me 7 mikeshat.Ato po ktheheshin nga një festë lamtumire të beqarisë e një mikeshës së tyre në Dubai, por avioni privat me të cilin po udhëtonin është rrëzuar në një mal në jug-perëndim të Iranit. Mediat shkruajnë se avioni pak para rrëzimit kishte marrë zjarr.
Mes tyre ishte Basaran, 28 vjeçe, vajza e biznesmenit turk, (i cili operon në sektorë të ndryshëm në Turqi dhe pronar i avionit) dhe i shtatë mikeshave të saj, përveç se dhe tre anëtarëve të ekuipazhit.
Pas rikthimit nga festa dhe vetëm një orë pas publikimit të fotos në Instagram ku ato dukeshin të lumtura, avioni privat që po rikthente në shtëpi delegacionin, është përplasur me një mal në Iran.
Ekipet e shpëtimit, arritën në vend pas vështirësive të mëdha për shkak të shirave të fortë, kanë konfirmuar se gjetën njëmbëdhjetë trupat midis rrënojave të avionit.
Sipas autoriteteve për identifikimin e viktimave, nevojitet testi i ADN-së.