INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festuan me SHQIPONJË ndaj Serbisë, FIFA merr vendimin e papritur për Xhakën dhe Shaqirin, mësojeni!

Festuan me SHQIPONJË ndaj Serbisë, FIFA merr vendimin e papritur për Xhakën dhe Shaqirin, mësojeni!

Publikuar më: 17:55 25-06-2018

FIFA ka marrë vendimin për dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës Granit Xhaka dhe Xherdan shaqiri, pasi festuan golat në fitoren ndaj Serbisë duke bërë simbolin e Shqiponjës.

Xhaka dhe Shaqiri së bashku me mbrojtësin zviceran Lichtsteiner nuk janë dënuar dhe do të lejohet të luajnë kundër Kosta Rikës në ndeshjen e radhës.

FIFA ka shpërfillur kërkesën e Serbisë për përjashtimin e tyre, por megjithatë ka vendosur të gjobisë me 10 mijë franga zvicerane Xhakën e Shaqirin dhe me 5 mijë franga, Lichtsteiner.

Për shkak të shkeljeve të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi, lojtari Granit Xhaka dënohet me 10 mijë franga zvicerane, Xherdan Shaqiri dënohet me 10 mijë franga zvicerane (CHF), dhe Stephan Lichsteiner me 5 mijë CHF.

Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.

Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjegjësisht dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154