Në këto kohë të trazuara ku nocioni i paqes po zëvendësohet me luftën, pasurinë dhe ekstremizmin, përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri janë bërë bashkë për të përcjellë mesazhe të forta. Sipas tyre shumë konflikte dhe ngjarje ekstreme në botë po përdorin fenë si mbulesë, por e vërteta parë nga këndvështrimi i tyre është krejt ndryshe.
“Të pashkolluarit, përdoren. Besimtarët e vërtetë janë vetëm pro paqes! S’mund të thuash se fetë iniciojnë luftë nëse një persona hyn në objekte e kultit e më pas bën krime,” thonë përfaqësuesit e besimeve në Shqipëri.
Pa asnjë hezitim apo dallim fetar, kleriket kanë bërë thirrje që shqiptarët të mos bëhen pjesë e ekstremizmit të dhunshëm apo luftërave që në fasadë bëhen në emër të fesë. Mesazhi është pjesë e fushatës kundër ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri një bashkëpunim i Komitetit të Helsinkit me Bashkimin Europian.