INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fethullah Gulen: Po vërtetuat akuzat më varni…[VIDEO]

Publikuar më: 11:43 01-08-2016

Fethullah Gulen ka lëshuar një deklaratë bombë në një intervistë për CNN. Ai ka jo vetm ka rimohuar përfshirjen e tij në grushtin e shtetit të dështuar në mesin e muajit korrik në Turqi, por ka thënë qartë se është i gatshëm të varet nëse vërtetohet qoftë dhe një akuzë. Sipas tij, grushti i shtetit në Turqi duket më shumë si një film i Hollivudit se sa një grusht shteti ushtarak.
I pyetjur nga gazetari Fareed Zakaria, nëse është i hapur për hetime, Gulen ka bërë thirrje që një organizatë ndërkombëtare të bëjë hetimet rreth pretendimeve të qeverisë tuke.
“Le të lemë një organizatë ndërkombëtare ta hetojë këtë. Nëse një akuzë e vetme vërtetohet, nëse një bisedë telefonikë apo një dokument vërteton se organizimi u bë nga unë, atëhere unë vetëofrohem të ndëshkohem, le të më varin në çast. Por, unë flas me sinqeritet, se nuk kam gisht në këtë që ndodhi në Turqi”, - tha Fethullah Gulen.
I pyetur nëse ai kishte një mesazh për Erdogan, Gulen ka thënë: “Unë vetëm lutem që ai të mos shkojë para Zotit me gjithë këto mëkate që ka kryer”.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887