INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fevziu zbulon “sherrin” me Bashën kur ishin adoleshentë: Doja të nxirrja nga klasa

Fevziu zbulon “sherrin” me Bashën kur ishin adoleshentë: Doja të nxirrja nga klasa

Publikuar më: 20:56 07-09-2017

Mbrëmja e gala e organizuar në sheshin”Nënë Tereza”, me rastin e 20 vjetorit të emisionit “Opinionit”, ka bërë bashkë të gjithë figurat e politikës shqiptare.

Përgjatë mbrëmjes Fevziu është duke zhvilluar disa intervista me personalitete të spikatura të emisionit ndër vite. Intervista e tretë në radhë ishte ajo me liderin e  Opozitës, Lulzim Basha.

Mes pyetjeve të zakonshme në të tilla raste, Fevziu i ka treguar një moment kur gjatë kohes kur ata kanë qenë në shkollë, ai ka tentuar ta nxirrte jashtë klasës. Ndërsa Basha iu përgjigj me humor duke i thënë se kanë qenë kohëra të rebelizmit. Më tej Fevziu vazhdoi se edhe nëse do të mbyllej një ditë ky emisionin është e sigurt që ai do të ruante çelësin e dritares për Bashën.  Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë pishman rikthimi në atdhe, pasi e ardhmja politike që i priu më vonë, i ka dhënë atij një sfidë dhe përgjegjësi të re. Kreu i partisë Demokratike, në opozitë, thotë se u rikthye në atdhe pasi mbi të gjitha është shqiptar.

Çfarë tu desh që u ktheve bga Holanda në Shqipëri?

Basha: E para është se unë jam shqiptar. Vendi i parë që kam para ka qenë Holanda. Kam shkuar aty në vitin 91 dhe ishte vendi i parë i huaj që kam vizituar.

Fevziu: Jam shumë i sigurt që ke shkuar me kostum dhe kravatë?

Basha: Po. Po. Ka mundësi.

Fevziu: Je penduar se pse erdhe?

Basha: Jo.

Fevziu: Nuk i thua ndonjëherë gruas në momente nervozizmi: “Pse erdhëm?”

Basha: Po ia them, por jo me shpirt.

Fevziu: Kam dashur t’ju nxjerr nga mësimi kur erdhe per praktike te gjimnazi Sami Frashëri. Isha në vitin e fundit atëherë. Të kërkova që të dilje nga mësimi.

Basha: Po unë nuk dola.

Fevziu: Unë nuk arrita të të nxjerr nga mësimi, por nuk do të thotë që nuk do të nxjerr nga studioja. Shpresoj që jo. Por e them me shaka.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254