INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIAT Chrysler zhvillon motor me gjashtë cilindra?

FIAT Chrysler zhvillon motor me gjashtë cilindra?

Publikuar më: 11:05 18-09-2018

Chrysler amerikan ishte i njohur për përdorimin e motorëve të rregullt me gjashtë cilindra që nga 1964 në modele të ndryshme sedan, nëpërmjet Jeepit deri në kamionçinë. Por "gjashtëshja" e rregullt “u vra” në vitin 2007 me paraqitjen e gjeneratës së Jeep Wrangler JK.

Megjithatë, gjithçka po ndryshon, kështu që ka zëra se grupi i FCA (Fiat Chrysler Automobiles) po zhvillon një "gjashtësh" të ri të rregullt, që do të ishte i bazuar në motorin Global Medium Engine (GME) që gjendet në Jeep Wrangler JL dhe Alfa Romeo Giulia.

Instagram Banner

Spekulohet se FCA nuk mund të ndryshojë arkitekturën e motorit, por vetëm do të shtojë dy cilindra. Plani origjinal i FCA duhej të ishte përmirësimi i Pentastar V6, por madhësia dhe fuqia detyruan kompaninë të gjejë një zgjidhje alternative.

Po ashtu thuhet se motori i ri mund të jetë 2.99 litra për shkak të taksave më të ulëta në Evropë. Konkurrenca gjithsesi ka treguar se gjashtë cilindra të rregullt ka një të ardhme dhe se Ford është lider me teknologjinë EcoBoost.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709