INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier: 100 familje 1 muaj pa ujë të pishëm

Fier: 100 familje 1 muaj pa ujë të pishëm

Publikuar më: 15:04 17-08-2016

Në pikun e sezonit veror prej më shumë se 1 muaji, më shumë se 100 familje në lagjen “16 Prilli” në qytetin e Fierit, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse pak kohë më parë në këtë lagje, drejtoria e ujësjellësit shtriu rrjetin e ri, në përpjekje të përmirësmit të furnizimit me ujë për këta banorë, gjendja është përkeqësuar edhe më tepër.
Sipas banorëve, edhe pse ata përdorin pompat e ujit në mënyrë që ai të shkojë në banesat e tyre, uji sërish mungon. Por çka e përkeqëson edhe më tepër situatën, është orari i furnizimit me ujë për këta banorë. Ata theksojnë se janë të detyruar që të ngrihen në mes të natës, me shpresën së një pikë ujë do të mbërrij në rubinetat e çezmave të tyre.
Furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, gjithmonë ka qënë një problem konstant për shumë familje, ndërkohë për rastin në fjalë pritet një reagim nga ana e drejtorisë së ujësjellësit Fier.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658