INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier 12 vjeçarja abuzohej seksualisht  prej 6 vjetësh. Arrestohet nëna monstër dhe njerku [FOTO]

Fier 12 vjeçarja abuzohej seksualisht prej 6 vjetësh. Arrestohet nëna monstër dhe njerku [FOTO]

Publikuar më: 10:24 10-09-2016

 Qyteti i Fierit është zgjuar me një ngjarje tronditëse ditën e djeshme. E mitura ka denoncuar njerkun  në policinë e këtij qyteti, sepse prej 6 vitesh abuzohej seksualisht nga ai. Pas denoncimit u vunë në pranga nëna  40 vjeçare e vajzës, Selvi Yzeiraj  dhe bashkëjetuesi  i saj 52 vjeçari, Ilmi Hoxhaj.  Nëna e 12 vjeçares dhe 52 vjeçari  kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ilmi Hoxhaj kishte  abuzuar me të miturën që në moshën 6 vjeçare ndërkohë që e ëma e saj ishte në dijeni.  Pasi janë pyetur, nëna dhe motra e Ilmi Hoxhajt u shprehën se ky abuzim seksual i vajzës prej 6 vitesh ishte e kurdisur nga gruaja. Përveç kësaj dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë kanabis, pasi 21 rrënjë iu gjetën të mbjella në oborrin e banesës. Tashmë dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale  "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" si dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".

E mitura 12 vjeçare në prani të psikologut është shprehur para oficerëve të policisë gjyqësore se disa herë ndaj saj është abuzuar seksualisht në sy të nënës. E ëma Selvi Yzeiraj, ka pranuar se e ka parë bashkëjetuesin Ilmiun të kryente marrëdhënie më të miturën. Daja e vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës. Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes Aranitas, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi, por i tha që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Ky ka qenë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurtë për të rrëfyer tmerrin  që përjetonte në shtëpinë e njerkut në fshatin Mbyet të Fierit.

Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe Ilmiun pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit. Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë qe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262