INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier:  7 persona helmohen nga uji i pusit, përfundojnë në spital

Fier: 7 persona helmohen nga uji i pusit, përfundojnë në spital

Publikuar më: 15:21 30-04-2016

Mëngjesin e së shtunës,në spitalin rajonal të fshatit Kafaraj të qytetit të Fierit janë paraqitur shtatë persona me probleme shëndetësorë gastro-intenstinale.

Të shtruar në spitalin infektiv, ata thonë se kanë shfaqur shenja helmimi pas konsumimit të ujit të pijshëm që e marrin nga një burim në fshat.

 

Banorët e helmuar:Kemi ujë çezmeje, por mbushim edhe nga burimi që ekziston prej shumë vitesh. Na erdhi pa pritur. Nuk e kuptojmë se nga na ka ardhur.

Nga ana tjetër, mjekët pohojnë se pacientët e njësisë administrative Frakull, mund të jenë të prekur dhe nga ndonjë virozë.

 

Mjekët:Gjithsej janë shtatë raste. Mund të jetë një sindromë gastroenterid akut. Që janë të vjella, me dhimbje koke dhe me temperaturë. Se kush është shkaku i kësaj patologjie, normalisht ne nuk kemi të dhëna.

DSHP Fier ka marrë mostra nga uji që kanë konsumuar banorët e Kafarajt, për t’i bërë analizat dhe të martën priten rezultatet.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602