Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij.
Sipas njoftimit, është arrestuar shtetasi me inicialet A.D 23 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetëses me inicialet F.D 40 vjeç, banuese në Fier.
Sakaq, materialet u referuan në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 19.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.D., vjeç 23, banues në Fier, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases F.D., vjeçe 40. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.