INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier, banorët përplasen me policinë para bashkisë [VIDEO]

Fier, banorët përplasen me policinë para bashkisë [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 27-03-2017

Vazhdon protesta kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve, duke sjellë një incident përpara bashkisë së këtij qyteti, pasi banorët kanë tentuar të hyjnë në bashki, por nuk janë lejuar nga policia. Kjo ka bërë që këshilltarët e djathtë të braktisin mbledhjen, pasi ndaj banorëve të fshatit Verri nuk është dhënë asnjë sqarim nëse ka apo jo një leje ndërtimi, ndërkohë që punimet kanë filluar.
Kreu i këshilltarëve të djathtë njëkohësishtë edhe kryetar i PD Fier Luan Baçi ka pohuar se banorët po protestojnë kundër ndërtimit të impiantit të plehrave në zonën e tyre, ata nuk po lejohen të marrin pjesë në mbledhje të këshillit bashkiak që të sqarohen. Ndërkohë as kryebashkiaku Armando Subashi nuk i jep asnjë sqarim.
Banorët e zonës Verri, Kallëm të njësisë administrative Mbrostar janë të vendosur në protestën e tyre. Ata nuk lejojnë ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave në zonën e tyre.
“Na ka ndotur nafta, gazi mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza, tani edhe plehrat. Nuk i lejojmë dhe për këtë kemi nënshkruar një peticion si fshat me mbi një mijë firma me kartat e identitetit për Ministrinë e Mjedisit”, shprehen banorët.
Pas bojkotit të mbledhjes së këshillit bashkiak që bëri grupi i këshilltarëve të djathtë , Luan Baçi zhvilloi një takim me banorët protestues që ndodheshin para bashkisë.
Banorët kanë marrë edhe një studio ligjore për të kundërshtuar vendimet e këshillin bashkiak.
Banorët janë të vendosur duke i thënë jo ndërtimit të impiantit të plehrave në zonën e tyre ndërkohë që kanë qënë forca policore që kan penguar hyrjen e tyre në bashki.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668