Shpëtohet një familje në Fier e cila kishte mbetur e bllokuar nga uji për shkak të përmbytjeve. Familja në Darëzezë, e cila gjithashtu kishte nevojë për ndihmë mjekësore, është shpëtuar gjatë mbrëmjes së sotme nga Policia. Familja përbëhet nga 9 anëtarë, ndërsa janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit kryefamiljari së bashku me bashkëshorten, pasi kishin probleme me shëndetin edhe më parë.
Shpëtimi i familjes u bë falë ndërhyrjes së Forcave të FNSH-së Shkodër, të trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente. Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t'u sistemuar në ambient të sigurt.