Roja i pikës së kolaudimit të mjeteve në Fier, 65 vjeçari G.H. është gjetur i vdekur mëngjesin e sotshëm në vendin e punës. Policia ka nisur hetimet
Policia e Fierit njoftoi se "në datën 14.08.2017, ora 06:10, në lagjen "1 Maji" Fier, tek pika e kolaudimit të mjeteve, është gjetur në vendë roje i vdekur shtetasi G.H, 65 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh" Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes."