Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot një Fier ku një grua është hedhur nga pallati duke gjetur vdekjen.Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme ku nga burimet e policisë mësohet se rreth orës 10:40, në urgjencën e spitalit Fier, është dërguar me ambulancë e vdekur e moshuara H.R., 70 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier. Mësohet se gruaja është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe të shkaqeve që e shtynë të ndjerën drejt një akti të tillë. Pritet që dëshmia e familjarëve të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.