Një automjet ka shpërthyer në Fier ku si pasojë një person u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kryengritja e Fierit" në një rrugë dytësore të qytetit. Makina tip BMë është përfshirë nga flakë teksa ka qenë në lëvizje dhe për pasojë drejtuesi i saj, i cili sipas të dhënave sapo ishte liruar nga burgu ka humbur të dyja këmbët. Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i makinës Armando Sulo, i cili ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jeMjeti me targa AA 252 NM ka shpërthyer ndërkohë që ishte ne ecje. Sipas policise së Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak dite që kishte dalë nga burgu. Sulo ka pësuar dëmtime në pjesët e gjymtyrve, ndërsa mësohet se është transportuar në drejtim të Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe xhamat e një pallati pranë vendit ku ndodhi ngjarja.