Persona të maskuar vijojnë të ngjallin frikë në qytetet shqiptare.
Një banesë në Fier është grabitur gjatë natës nga persona të maskuar.
Mësohet se këta të fundit kanë arritur të grabisin 10 mijë euro dhe më shumë se 550 mijë lekë.
Policia bën me dije se grabitja ka ndodhur gjatë natës dhe se banesa i përket 56-vjeçarit me inicialet K.M.
Blutë po punojnë për kapjen e autorit ose autorëve.