Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme teksa lahej në det. Sipas burimeve zyrtare të policisë, viktima është 27 vjeçari me iniciale A.B, banues në lagjen “Qenas”, Fier. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës orës 17:50 të ditës së sotme, në plazhin e Semanit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të mbytjes.