Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Patos të Fierit, në vendin e quajtur “Portëz”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 ku si pasojë e një konflikti të çastit, është qëlluar me pistoletë 40 vjeçari me iniciale A.K. Kyi fundit është shtruar në spitalin Rajonal Fier dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Genci Bregu 40 vjeç me banim në Portëz. Policia sekuestroi armën tip Pistoletë me të cilën Bregu kishte qëlluar shtetasin A.K.