Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Levan-Fier. Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi me iniciale K.P., 19 vjeç, në drejtimin e një Benzi me targë FR 4486 D, ka dalë nga rruga duke përplasur dy kalimtarë.
Nga aksideni shtetasi Hajredin Hoxha, 66 vjeç gjeti vdekjen ndërsa u plagos dhe bashkëshorten e tij, Floresha Hoxha 63 vjec, banorë të fshatit Drizë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjeksore.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa mendohet se shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit, ka qënë shkak për këtë aksident të rëndë.