Vjosa del nga shtrati. Lajmi sapo është konfirmuar nga kreybashkikau Armando Subashi. Në Kashisht prurjet e lumit kanë shkaktuar dalje në disa zona. Nuk ka më kohë për të pritur. “Banorë; Është koha të mos nguroni më për evakuimin e bagëtive, gjësë së e gjallë dhe orendive shtëpiake që mund të keni në katet e para të banesave që ndodhen shumë pranë prezencës së ujit. Intesiteti i prurjeve vazhdon të rritet. Gadishmëria jonë është në shkallë maksimale, por bashkëpunimi juaj duhet të jetë gjithashtu i pandërprerë”-apelon Subashi.