Ka qenë fotoja e nxjerrë nga familjarët për të lajmëruar vdekjen e tij ajo që ka bërë të zbulohet edhe fytyra e Drini Dervenit. Ai vrau të dashurën, me të cilën raportohet se kishin një lidhje intime, jashtëmartesore dhe më pas edhe veten.
Nga martesat ata kishin edhe fëmijë. Mësohet se Drini Derveni kishte dy fëmijë me bashkëshorten e tij, B. Derveni. Ndërsa Ermira ishte nënë e një vajze 6 vjeçe. Ajo jetonte bashkë me kunatën dhe punonte shitëse në një dyqan perdersh në Fier, vend ku dyshohet se edhe janë njohur bashkë. Ndërkohë që burri i saj ishte emigrant në Greqi, aty mbante edhe vajzën 6 vjecare, pasi kishin si synim ta shkollonin jashtë Shqipërisë.