INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA bllokon merkaton e Realit dhe Atletico deri në Janarin e 2018

FIFA bllokon merkaton e Realit dhe Atletico deri në Janarin e 2018

Publikuar më: 08:17 09-09-2016

Dy klubet e Madridit Real dhe Atletico nuk do të mund të afrojnë lojtarë deri në vitin 2018. Drejtuesit e FIFA-s konfirmuan këtë vendim, duke penalizuar kështu dy klubet e kryeqytetit spanjoll, për të mos bërë dot përforcime në dy periudhat e ardhshme të merkatos.

Te Real Madrit dhe Atletico Madrit nuk mund të vijë dot asnjë futbollist gjatë periudhës së transferimeve në janar të vitit 2017 si dhe në verën e ardhshme, e gjitha kjo për shkak të vendimit të FIFA-s për të dënuar këto dy klube, për firmosjen e kontratave me lojtarë nën moshën e lejuar.

Argumentet si dhe mbrojtja e kësaj cështje nga Reali dhe Atletico u hodhën poshtë nga Komiteti i Apelit dhe organizmi më i lartë i futbollit aplikoi të njëjtin vendim si në rastin e Barcelonës, që në vitin 2015 u privua nga blerja apo afrimi i lojtarëve për dy periudha të merkatos. Të dyja skuadrat finaliste të edicionit të fundit në Champions League nuk mund të firmosin dot me asnjë futbollist deri në janarin e vitit 2018, sidoqoftë si Reali ashtu edhe Atletico kanë të drejtë për të bërë ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Dy klubet nga Madridi do t’i drejtohen KAS-it në Lozanë, me qëllim shtyrjen e këtij vendimi për të paktën një fazë transferimesh. Këtë verë të dy klubet shpresonin shumë në ratifikimin e këtij dënimi, por vendimi përfundimtar i ditës së enjte konfirmoi shkeljet në artikujt 5, 9 dhe 19 si dhe në pikat 2 dhe 3 të rregullores dhe statutit të transferimit të futbollistëve.

Menjëherë pas njoftimit të FIFA-s Reali publikoi një komunikatë, ku në fakt drejtuesit ankohen për vendimin e marrë nga organizmi më i lartë i futbollit, duke e konsideruar madje dënimin si krejtësisht të padrejtë dhe kundër pricipeve më elementare përsa i përket të drejtave të dy palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762