FIFA dhe UEFA mbajnë gjatë këtij muaji punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm, e në këtë kongres është ftuar edhe kreu I FFKsë, Fadil Vokrri e sekretari i federatës, Eroll Salihu, e kjo konfirmohet në uebsajtin e Federatës Kosovare të Futbollit që shkruan:
“Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA dhe ajo botërore FIFA i kanë dërguar ftesë kryetarit të FFKsë Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, që të jenë pjesëmarrës në cilësi të vëzhguesit në punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të UEFAs, që mbahet më 25 shkurt dhe atë të FIFAs që mbahet më 26 shkurt”.