INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA heq dorë nga ‘Topi i Artë’, ky çmim s’do ekzistojë më

FIFA heq dorë nga ‘Topi i Artë’, ky çmim s’do ekzistojë më

Publikuar më: 11:26 16-09-2016

Trofeu i “Topit të Artë” të Fifa-s ose ndryshe “Fifa Ballon D’or” mund të mos ekzistojë më nga ky vit, të paktën jo me emrin e tij aktual. Revista prestigjoze franceze “France Football” dhe Fifa, të cilat nga viti 2010 i kanë bashkuar çmimet e tyre në 1 duket se mund të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Palët janë ende në bisedime, por presidenti i ri i qeverisë së Futbollit Botëror, Gianni Infantino duket se preferon dhënien e një çmimi të vecantë nga ana e insitucionit që ai drejton, atë të Lojtarit më të mirë të Vitit nga Fifa, që është dhënë përpara vit 2010 paralelisht me “Topin e Artë” të ‘France Football’ që nga krijimi i “Fifa Ballon D’or” në vitin 2010, që ndryshoi njëkohësisht dhe mënyrën e votimit ku fituesi përzgjidhej nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, vetëm dy lojtarë kanë mundur të fitojnë këtë trofe prestigjoz, Lionel Messi që e ka marrë katër herë dhe Kristiano Ronaldo 2 herë, ndërsa nga një trofe e kanë kur ky çmim individual menaxhohej nga revista franceze.

Topi i Artë, u themelua në vitin 1956 në të njëjtën kohë si Kupa e Kampionëve të Evropës për klube, tani e njohur si Liga e Kampionëve. Ajo u zhvillua çdo vit deri në vitin 2010, kur në atë kohë president i FIFA-s, Joseph Blatter pagoi 15 milionë euro për botimet e Philippe Amaury për të drejtat e trofeut, çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004