INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA i jep leje, Seferi do të luajë për Shqipërinë

FIFA i jep leje, Seferi do të luajë për Shqipërinë

Publikuar më: 13:03 08-06-2017

Taulant Seferi, futbollisti shqiptaro-maqedonas që së fundmi është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave në Maqedoni mund të luajë për Shqipërinë.

Edhe për Seferin, pas kërkesës së vetë futbollistit dhe FSHF-së, drejtuar FIFA Players Status Department (Departamenti i Statusit të Lojtarit) është dhënë miratimi që ai të luajë për përfaqësuesen kuqezi.

Seferi, ashtu edhe si Elvir Maloku një ditë më parë, janë vënë menjëherë në dispozicion të ekipit kombëtar U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi.

U21 do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për Eliminatoret e Europianit më 12 qershor ora 20:00 ndaj Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109