INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA i jep një lajm të madh Kosovës

FIFA i jep një lajm të madh Kosovës

Publikuar më: 12:56 05-09-2016

FIFA ka aprovuar kërkesat e nëntë lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën vetëm pak orë para ndeshjes së saj të parë garuese për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës.

FIFA, siç raporton AFP, ka thënë se ka aprovuar aplikacionet për nëntë lojtarë që më parë kanë luajtur për vende tjera. Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani, transmeton Koha.net.

Bunjaku ka qenë pjesë e skuadrës së Zvicrës në Botërorin 2010, ndërsa Përdedaj ka luajtur për ekipin e të rinjve të Gjermanisë dhe Celina për u-21 të Norvegjisë. Edhe 24 lojtarë tjerë që kanë rrënjë në Kosovë aktualisht luajnë për gjashtë kombëtare tjera.

Shumica prej tyre luajnë për Shqipërinë, kombëtare e cila po vajton vendimin e katër lojtarëve deri më tani që kanë vendosur të luajnë për Kosovën. Të tjerë janë edhe Adnan Januzaj i Belgjikës, Përparim Hetemaj i Finlandës dhe Arbër Zeneli i Suedisë, të cilët, sipas AFP-së, janë në pritje të dritës jeshile nga FIFA për të luajtur për Kosovën.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441