INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA jep vendimin për Shqipërinë para ndeshjes me Izraelin

FIFA jep vendimin për Shqipërinë para ndeshjes me Izraelin

Publikuar më: 19:13 03-11-2016

Një lajm i mirë vjen për tifozët shqiptar para ndeshjes ndaj Izraelit, sepse ata mund ta shohin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” këtë ndeshje,  pasi FIFA ka vendosur që të mos ndëshkojë FSHF-në me mbylljen e dyerve të impiantit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve.

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor. Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Motivacioni i dënimit ishte “sjellje e papërshtatshme mes spektatorëve (ndezje e mjeteve djegëse)”, që tregon qartësisht se sjellje të tilla do të vazhdojnë të dënohen nga ndërkombëtarët edhe pse grupimet e ultrasve nuk ngurrojnë t’i cilësojnë si “spektakël”.

Nuk ka kaluar pa dënime as Federata e Kosovës, e cila është ndëshkuar me 30 mijë franga gjobë dhe paralajmërim për sjelljen e tifozëve të saj për ndeshjen kundër Kroacisë në Shkodër. Dënimi është dhënë për “thirrje diskriminuese, ndezje e mjeteve djegëse, hedhje objektesh në fushë (çakmak) dhe parulla të palejuara”.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333