INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA merr masën drastike ndaj Chelsea, transferimet bllokohen deri në 2020

FIFA merr masën drastike ndaj Chelsea, transferimet bllokohen deri në 2020

Publikuar më: 18:11 22-02-2019

FIFA bllokon merkaton e Chelsea deri në vitin 2020.

Kjo masë drastike vjen pas abuzimeve që londinezët kanë bërë me nënshkrimin dhe transferimin e lojtarëve nën 19 vjeç. Përveç dënimit, klubi dhe Federata Angleze kanë marrë secila një gjobë respektivisht 510 dhe 610 mijë franga zviceriane.

Në këtë mënyrë e ardhmja e transferimit të disa lojtarëve vihet në dyshim. Hazard dhe Hudson-Odoi janë dy lojtarët që preken nga kjo masë e rëndë, pasi lajmet qarkullonin se kërkonin largimin nga klubi, por në këtë situatë të vështirë Chelsea do përpiqet t’i mbajë me çdo kusht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775