INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA nis “betejën” me figurat e korruptuara

FIFA nis “betejën” me figurat e korruptuara

Publikuar më: 15:42 16-03-2016

FIFA fillon betejën ligjore për të rikuperuar milionat nga 41 zyrtarët e korruptuar lidhur me skandalet e fundit.

FIFA në pozicionin e institucionit të viktimizuar por kërkon fillimisht të marrë 28 milionë dollarë fillimisht, pas kapjes nga investitorëve amerikan të disa drejtuesve të lartë të këtij institucioni.

Presidenti i sapozgjedhur i FIFA-s Gianni Infantino tha se do të kërkojë që të rikthehen milionat e futbollit të cilat ishin të planifikuara për zhvillim në tërësi të këtij sporti.

“Këto lekë nuk ishin për të nderuar pishina dhe vila po për të nderuar fusha futbolli”, tha presidenti. Sipas specialistëve që merren me këtë çështje, shuma e rrëmbyer nga zyrtarët e korruptuar shkon si përllogaritje rreth 100 milionë dollarë, ndërkohë që investiguesit amerikanë dhe Zvicra po punojnë intensivisht për të grumbulluar fakte dhe prova të reja për zyrtarët e korruptuar, që të kthejnë shumat e konsiderueshme.

FIFA gjithashtu do të kërkojë edhe dëmshpërblim për prishje imazhi. Por FIFA-s pranoi për herë të parë që pagesa për Bazer dhe Warner ishin bërë për votën e Kupës së Botës Afrika 2010.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113