Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon ngjitjen në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në përditësimin e klasifikimit botëror, skuadra shqiptare ka fituar një pozicion, duke u renditur në vendin e 35-të. Megjithëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë muajve të fundit, kjo lëvizje e përfaqësueses kuqezi vjen si pasojë e impenjimit të ekipeve të tjerë.
Muajin e kaluar Shqipëria ishte në vendin e 36, kjo lëvizje për shkak të rënies në renditje të Bregut të Fildishtë, i cili ka humbur 8 vende. Përfaqësuesja jonë ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. ato të radhës pritet të jenë me Austrinë më 26 mars dhe me Luksemburgun 3 ditë më pas.
Gjithsesi, kombëtarja shqiptare mbetet larg rivalëve të saj të grupit në finalet e Euro 2016, me Zvicrën në vendin e 12-të, Rumaninë në vendin e 16-të dhe Francën në vendin e 24-të. Nuk ka ndryshime në vendet e para. Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s, e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.