Kosova për herë të parë mori një pikë historike pasi barazoi 1-1 kundër Finlandës në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.
Edhe në ndeshjet e tjera të këtij grupi përfunduan në barazime, pasi Ukraina barazoi 1-1 ndaj Islandës, ndërkohë që Kroacia u ndal te barazimi 1-1 nga Turqia.
Ky grup duket shumë i ekuilibruar ndërkohë që FIFA e ka vendosur Kosovën për momentin në vendin e parë, sigurisht për shkak të faktit që ka luajtur sfidën e saj në fushën kundërshtare.