Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për golin më të bukur të vitit.
Mohamed Salah ka fituar çmimin “FIFA Puskas” për golin më të bukur. Sulmuesi i Liverpool ka mposhtur konkurrencën e Bale, Ronaldo apo Messi me golin e tij të shënuar ndaj Everton në derbin e Liverpulit në Premier League.