Shqipëria renditet në vendin e 63-të, për muajin korrik në rënditjen e përmuajshme që zhvillohet nga FIFA/Coca Cola për të gjitha ekipet përfaqësuese që janë pjesë e gjashtë konfederatave te futbollit. Përfaqësuesja jonë ka një rritje me tre vende nga renditja e publikuar muajin e shkuar. Në këtë rritje ka ndikuar fitorja e kombëtares në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018” Izrael 0-3 Shqipëri, e zhvilluar në stadiumin “Haifa” në Izrael më 11 qershor 2017.
Kuqezinjtë kanë grumbulluar në renditjen e këtij muaji 583 pikë, nga 544 që kishim në muajin qershor. Renditja pasardhëse do të publikohet në FIFA.com në daten 10 gusht 2017.