INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA, Shqipëria fiton 5 pozicione, Kosova zyrtarisht në klasifikim [FOTO]

FIFA, Shqipëria fiton 5 pozicione, Kosova zyrtarisht në klasifikim [FOTO]

Publikuar më: 10:28 14-07-2016

Përfaqësimi dinjitoz në ‘Euro 2016’ dhe miqësoret e zhvilluara në fund të muajit maj kanë ndikuar pozitivisht për renditjen sa më lart të Shqipërisë në FIFA. 5 pozicione në klasifikimin e përgithshëm të FIFA-s, kaq ka fituar Shqipëria pas Europianit të Francës ku regjistroi dy humbje dhe një fitore. Edhe pse nuk arritën të kualifikoheshin në fazën e 1/8-ave, djemtë e drejtuar nga De Biasi zhvilluar një edicion të paharrueshëm dhe kjo reflektohet edhe në klasifikimin e përmuajshëm të institucionit më të lartë të futbollit botëror që e ngjit Kombëtaren Shqiptare në vendin e 37 me 739 pikë.

Ajo që bie në sy për klasifikimin e muajit të fundit është përfshirja e Kosovës për herë të parë. Kombëtarja më e re e kontinentit e nis rrugëtimin nga vendi i 190 edhe pse në total janë 205 vende që figurojnë në listën e gjatë të FIFA-s. Njohja nga UEFA dhe FIFA zyrtarizojnë në këtë mënyrë edhe Kosovën në këtë klasifikim me 66 pikë.

Në krye, Argjentina vazhdon të komandojë dhe Belgjika mbetet e dyta pavarësisht eliminimit në çerekfinale nga Uellsi që fiton plot 15 pozicione. Franca ngjitet në vendin e shtatë, ndërsa Portugalia kampione Europe ndodhet një shkallë më lart me vetëm dy pozicione të fituara.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723